MALOK
Ik ore malok i thanë një ditë,
një malësori do djem të rinj…
A e dini sa male ka në Shqipëri,
ju përgjigj malësori me qetësi…
Që nga jugu deri në veri,
plot me male është kjo Shqipëri…
Emri malok më bën krenar,
mal i vërtetë është çdo Shqiptar…
Dhe ju bëhuni djem të mbarë,
mbajeni me nder emrin Shqiptar…
Ju tha malësori djemve të rinj,
dhe ju buzëqeshi me mirësi…
