Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritSelvie Kadriu-Fustani i bardhë

Selvie Kadriu-Fustani i bardhë

FUSTANI I BARDHË

Shpesh e shoh veten

Si nuse e jotja

E zemra më rrahë

Thua se don të dalë vendit

Të fluturoj te ti

Njerëzit e tu për rreth

Që kurrë nuk i njoha

Përqafimin e nënës tënde

E cila e ruajti kujtimin për mua

Sikur Zoti lart

Ta kishte së paku një çast

Vëmendjen te kjo

Dhembje e imja

A thua do ta lejonte

Ta veshja at fustan

Për njeriun e gabuar

E tash dhembja për ty

T’më shoqëroj

Deri në përjetësi

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT