Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPasditja poetike me vargjet e poetit Ismail Gashi

Pasditja poetike me vargjet e poetit Ismail Gashi

I POPULLIT

Po more njeri po, i popullit

I popullit jam dhe unë

Nuk e mohoj

Nuk e kam mohuar

As nuk kam për ta mohuar

Mohimin nuk e kam zakon

Edhe kur ajo dhemb

Edhe kur ajo shërohet

Ndërtohet sërish

Çfardo që të jetë populli

Çfardo që të ketë populli

Edhe për mua

Edhe për atë, e popullit

Po more njeri po, i popullit

Ta kam thënë të vërtetën flas

Ta them edhe po të flas

Edhe ta thoshja edhe do ta flas

I popullit

Po more njeri po, i popullit

I popullit jam dhe unë

Si e porsi, e di populli

Më ndryshe shikoj botën

Më ndryshe mendoj botën

Më ndryshe jetoj botën

Edhe mua më ka lindur një nënë

I një ati jam dhe unë, që krijoi qiellin

KURRË MOS GËNJE DRITËN, BIRI IM!

Po babi,

Posi të bëjë me terrin?

Atë gënjeje sa herë të duash, biri im!

VASHË E ANADRINIT

Vashë e Anadrinit

Kur i bie fyellit

Zemra më bëhet mal

Të lumtë drita e syrit

Fytyrën të ndritë hëna

Fytyrën të ndritë dielli

Lumë e lumë bën nëna

Ndër ma të bukura zana

Vashë e Anadrinit

Kur i prinë ti vallet

Vallëzon si sorkadhet

Gjaku ndez damarët

Mirësia jote

I shërben kësaj votre

Fisnikëria jote

I shërben kësaj toke

Vashë e Anadrinit

E Rrafshit të Dukagjinit

Në sofër je mikpritja

Në sofër je tradita

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT