Bota ime!
E dua një botë të qetë
Ku dashuri ka në çdo cepë
Inate e urrejtje të mos ketë
Aty ku jetimi çdoherë buzëqeshë.
E dua një botë plot ngjyra
Ku çdoherë fiton e mira
Ku njerëzit s’i ndan largësia
Aty ku gjenë ilaq edhe mërzija.
E dua një botë plot gëzim
Një botë plotë lule e gjelbërim
Ku nuk ka ankth e zemërim
Aty ku çdo baba është trim.
E dua një botë pa dhimbje
Ku nuk ka trathti e s’ka ikje
Ku takimet nuk dojnë pritje
Aty ku jeta ka plotë shije.
Botën që unë po e kërkoj
Aty gënjeshtra nuk ekziston
Aty drita çdo errësirë mbulon
Aty ku syri lotin nuk e pikon.
Liri
Liri të du edhe pse s’të kam kuptu
Në emrin tënd shumë janë burgu
Janë vrarë, janë djegur e janë luftu
Janë rrahur, dhunuar e kanë emigru.
Liri qenka edhe mos me u anku
Me u shajt, me u heshtur e me duru
Me buzëqesh edhe pse në shpirt t’kanë plagu
Me u mbyt e askush mos me u dënu.
Adem , o bac !
O bac ! Të rrejnë nëse të thënë u kry
Gjithë këto vite ende bëhet pazar me Serbi
Dojnë të falin fshatra e qytete, dy a tri
Tanët janë o komandant që dojnë me na ndryshu hartën me kufi .
Rehat je o Adem, komandanti ynë legjendar
Rehat je që s’dëgjon e asgjë s’mundesh me pa
U bënë copa ndërmjet veti, kan nisur edhe me u ndarë
Vallahin sa për sy e faqe të vizitojnë edhe ty në varrë .
Mos u bë merak komandant se Kosovën Zoti do e mbron
Kudo ku ka shqiptar sot flamuri kuq e zi valon
Çdo kush që flet shqip ty ende të kujton
E me shkronjat e alfabetit poeti ditëlindjen ta uron .
