Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritBOTË E ZBRAZËT

BOTË E ZBRAZËT

BOTË E ZBRAZËT

Nëse bota do ishte ndryshe,
S’do kishte mëllefe, zili,
atëherë ,njerëzit e tokës,
Do ndienin veç lumturi.


S’do kish strese, depresion,
Për të madh e për të vogël,
Nëse dinin ç’ishte respekti,
Ta shihnin jetën, jo si lodër.


Nëse do të kthehej fjala,
Si njëher e para vitesh,
Do flisnin njerëzit me mëndje,
Do ishte syri i ndritur.


Ikën fjalët bashkë me kohën,
Mbeti bota si jetime
Rrallë gjenë më vajza zonja,
Rrallë gjenë më djema trima.


Në një tavolinë me njerëz,
Hanë dhe heshtja mbizotëron,
Nuk dëgjon një fjalë të mençur,
Por veç njerëz në telefon.


Si do jetojnë brezat vallë?
Mësim vallë a kanë marrë?
Të jetojnë me miq e shokë
Të mbajnë traditat gjallë.

Poezi nga Marjola Salataj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT