Monday, June 16, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Lubi H Tota

Çaste poetike me vargjet e poetes Lubi H Tota

VËNDI IM !
Dua sot o vendi im
Dua që të jem tek ti,
Me blegërimën e qengjave
Të festojmë unë dhe ti .


Dua sot o fshati im i bukur
Këmbëkryq të ulem bashkë me ty
Të kujtojmë vitet që bashkë kaluam
Të bukurën natyrë të shijoj me ty


Sot malli më ka kapur o i bekuar
Të ulem në gurë të ahut si dikur
N’Krua të vashave të pi ujë të kullar
Dhe lumturia t’mos maroj kurrë


Sot si nga mot dua të jem
Në vathë të loz me keca e qengja
Pastaj me lule të tundim dybekun
Dhe si ngahere të këndohet kënga

.
Eh : Sa mallë kam e sa gëzim
Për vitet që ikën e i lash pas
Por sot jetojmë këtë kujtim
Dhe viteve të shkuara me vargje ju buqas


Aty në lëndinat tuaja dua
Të pushoj e të krithem si dikur
Pa më fal ti o vendi im i bukur
As sot as nesër stë harroj ty kurrë !!

Kur po knojn’ bilbilat Vajlës!
Lulëzojnë bjeshkët e mia,
Kur po i knojnë Vajlës bilbilat,
Çelin lulet në lëndina
Blegërijnë në stane qingjat!


Gurgullon ujët në kroje,
Dalin zanat malit me hënë.
Lumë si unë, moj Vajla ime,
Lum si ne që të kemi Nënë .


Kur po i knojnë Vajlës artistët,
Më trazojnë mallë dhe lot’.
Me poetë e me shkrimtarë
Buzëqesh Vajla në Bosfort.


Kur m’i knojnë Valjës bilbilat,
Ndezin zjarret nëpër troje.
Këndojnë foshnjat nëpër djepa,
Gjer te brezat stërgjyshore.


Nëpër vargje të këndojnë,
Vajla ime e lashtësisë .
Asnjë ditë nuk të harrojmë,
Ti je djepi i diturisë!

.
Lum kjo penë që pati fatin
Dhe për ty vargje të shkruaj.
Kur m’i knojnë Valjës bilbilat’,
Male e kodra vallen luajnë

Tek ti
Tek ti e lash shpirtin e malluar
Gjurmët e mia mbi rërën me llum ,
Tek ti kam lënë grepat e këputur
Tek ti lash një pjesë të shpirtit a mè shume!


Tek ti ngeli e bukura fjalë
Dhe psherëtima ngeli tek ti !
Çiltërsia e shpirtit të pastër
Cdo gjë e imja mbeti tek ti .


Dhe urtësinë e lash afër teje
Ca drithërima i lash aty ,
Rrënkime zemre e lotët e fshehta
Çdo gjë të zemrës e lash tek ti!


Dhe po ik, sikur pikat e shiut
Një erë e ftohë më vjen si stuhia
Tek ti u nis e bukura jetë
Tek ti i lash ditënetët e mia.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT