Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritDallget e Vendlindjes -Mentor Serjani

Dallget e Vendlindjes -Mentor Serjani

(Dallget e Vendlindjes.)

1)Thurur varg me lule-za,
Gjerdan me penj kuq e zi,
Dhurat’ luleshqerrë-za,
Thurur varg me lule-za

Më duan të vogël-za,
Më varën në gush’e gji,
Thurur varg me lule-za,
Gjerdan me penj kuq e zi.

2)Nga dhurata shum’e bukur,
Putha vajzat,diç u thashë,-
-O të bukura si flutur!
Nga dhurata shum’e bukur.

Eh,ç’kujtim,një dit’e lumtur,
Shumë urime u dhashë,
Nga dhurata shum’e bukur,
-Putha vajzat,-diç u thashë.

3)Një er’e freskët në vjeshtë,
Fryn nga kroi i Boranës,
Vjen pa folur,bën të heshte,
Një er’e freskët në vjeshte.

Mjalt’ i buzës,mos të reshtte,
Moj dega e manxuranës,
Një er’e freskët në vjeshte,
Fryn nga kroi i Boranës.

4)M’erdhën dy vajza të belbra,
Zëmërmbushur me gaz plot,
Këmishbardha,fustangjelbra,
M’erdhen dy vajza tëBelbra,

Fatkeqe,po lart nga sedra,
Jep e merr nuk flisnin dot,
M’erdhën dy vajza të belbra,
Zemrën mbushur me gaz plot.

5)Ballë,sy,vetull e gushë,
Mbushur kroje dhe korije,
Pret me mall nje sydrenushë,
Ballë sy vetull e gushë.

Dolli hëna sylarushë,
Ra në baçe,ra në pyje,
Ballë,sy,vetull e gushë,
Mbushur kroje dhe korije.

6)Anës vetullës e syrit,
Bukur zbret një tufë floku,
Lehtë-lehtë i flet gjirit,
Anës vetullës e syrit.

Përkëdhel fllad’i zefirit,
Me një degë borziloku,
Anës vetullës e syrit,
Bukur zbret një tufë floku.

7)Moj vajza vetullbedenë,
Ulur qerpikun e gjumit,
Zogj të bukur vijn’e venë,
Moj vajza vetullbedenë

Në gji tënd kanë folenë,
Lozin me valët e lumit,
Moj vajza vetullbedenë,
Ulur qerpikun e gjumit.

8)Mbi shkëmbinj dua të ulem,
Të shoh burimet që rrjedhin,
Det e qiell t’u përulem,
Mbi shkëmbinj dua të ulem.

Me ndjesë do t’u përkulem,
Hijeve që pemët hedhin,
Mbi shkëmbinj dua të ulem,
Të shoh burimet që rrjedhin.

9)Det e qiell ata sy,
Bashkë me lejmon’ të prillit,
Më shohin me butësi
Det e qiell ata sy.

Derdhin drit e dashuri,
Luleverdha mes tërfilit,
Det e qiell ata sy,
Bashkë me lejmon’ te prillit.

10)Perënduar të dy sytë,
Në Universin e Gjumit,
Përkëdhelur nga hyjnitë,
Perënduar të dy sytë.
~~~
Te lodrojnë kulumbritë,
Embël,gushës së pëllumbit,
Perënduar të dy sytë,
Në Universin e Gjumit.

11)Vinte djali vetullshkruar,
Vinte vajza brezqëndisur,
Buzëmbrëmja qe afruar,
Vinte djali vetullshkruar.

Syri këmbën hedh menduar,
Bel-hollë,për ku je nisur?
Vinte djali vetullshkruar,
Vinte vjaza brezqëndisur.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT