Friday, December 26, 2025
BallinaSportZlatan Ibrahimoviç Një lider i vërtetë te Milani 

Zlatan Ibrahimoviç Një lider i vërtetë te Milani 

Zlatan Ibrahimoviç nuk u afrua nga Milani vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për mënyrën se si është kthyer në liderin e një grupi lojtarësh të rinj.

Eksperienca e tij si fitues në disa prej klubeve më të njohura në botë, e ka bërë atë një element të domosdoshëm për Milanin dhe kjo është kuptuar më së miri para ndeshjes me Veronën.

Aty, Ibrahimiovic ka mbajtur një fjalim motivues para ekipit, të cilin e ka zbuluar pas sfidës vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.“Para ndeshjes, Zlatan tha një gjë shumë të bukur:Lojtarët e Milanit kujtohen për atë që kanë fituar. Nëse duam që të na kujtojnë ne, kemi tre ndeshje në dispozicion’”, zbuloi Pioli fjalët me të cilat Ibrahimoviç kishte nxitur ekipin që të mundte Veronën e të vazhdonte rrugëtimin drejt titullit kampion.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT