Kohë e lirë
Dhe kurbeti s’është i mirë
Në punë iki që pa gdhirë
Kur kthehem
Kthehem i lodhur
S’kam oreks as për të folur
Do ha drekë të bëj adetin
Gjumi do na bjerë qejfin
Do ngrihem pak i përtuar
Se dhe kockat janë dërmuar
Gruaja do vërë xhevzenë
Me Lajka do bjerë kafenë
Do më marrë me të mirë
Kush do na prishi qetësinë?
Pimë kafenë me avash
dielli do dhe një pashë
Dhe pak e do perëndojë
Edhe ditë e sotme kaloi
Mbasi jamë shplodhur mirë
Unë bëj dhe ndonjë detyrë
Hap fejsbuku e shikoj
Shokë e shoqe bisedoj
Të ndihem sa më i lirë
Shkruaj ndonjë vjershë të mirë
Vargjet fjalët rregulloj
Që bukur të tingëllojë
Dhe kur vargjet më duken mirë
I lëshoj në hapësirë
Ato çajnë satelit
Shqipëri dhe Amerikë
Shokë miqë më përgëzojnë
Edhe shpirtin ma qetësojnë
