SHIKIM I MBYLLUR
Si një syth i fjetur
Kishte ngelur shikimi
Brenda lëvores së mallit
E…nuk pa gjë
Në rrëmujën e krijuar
Udhëkryqit të labirintit
Prapa perdes së mjegullt
Shikimi u lag
Në pellgun e dhembjes
Pastaj…
Nga avulli i djersitur
Si në ëndërr
Pikëluan ca pika dashurie
