BallinaVitrina e libritRizah Reshani-NË ARËN E BABAIT

Rizah Reshani-NË ARËN E BABAIT

Artin e mbjelljes nga babai e mësova.
Si fëmijë në arat e Geriçecit.
E, sa herë para qeve u rrëzova.
Pëllugut derisa ia mësova lezetin !

Mëngjeseve të pranverës dhe vjeshtës.
Kur misrin a grurin babai mbillten në arë.
Mbi hullitë bukanike të parmendës.
Çapaçul unë, ia mbushja hejbet me farë.

Babai mbushte grushtat, e farën derdhëte.
Si kokërrat e orizit mbi valët e detit.
Në hambarim e Zotit, thoshte, po e shkepëte.
Sytë i qeshnin nga shpresat e bereqetit.

Hidhte shumë farë mbi brazdat me guraleca.
Se, do, thoshte babai është për shpendi.
Do është ushqim për milingonja, bubrreca.
Do, nuk mbin, nëse nuk bjen shi.

Babai një monolog deklamonte në vete.
Kur dielli ikte pas kodrës me pelerinën gri.
S’ di lutje, këngë ishte a bejte.
Por, çerpikët i shkëlqenin mbi sytë e zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT