Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Zarfi bosh..

Margarita Llapushi Zeneli-Zarfi bosh..

Zarfi bosh..
Ca gërma në letër
Një rimë e pa thënë,
Dy fjalë dhe një zemër
Diku shënimin lënë!


S’di nga t’ia nis
Me fjalë të përshëndes,
Një letër e gris
Tjetrën nis në mes!


Gjysma e lagur
Nga loti i rënë ,
Lule vizatuar
Në zarf për t’a vënë!


Menduar shastisur
Zarfin bosh të mbyllur,
Mbaruar pa nisur
Adresë e pashkruar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT