FLUTURONI – SHQIPONJA FLUTURONI!
Fluturoni-shqiponja fluturoni,
fluturoni lart – lart,
kurrë mos ndalëni,
atje ku era kundërmuese
nuk kap!
Atje ku fuqia e syve tuaj
sheh dhe mbronë
të gjitha këto poshtë!
Fluturoni, shqiponja fluturoni
mos ndalëni asnjëherë,
e mos pushoni një çast!
Jeni të larta me hire hyjnish,
ju kemi të shenjtë në shpirt,
të dlira dhe të fuqishme
si ju jeni…
duheni për këtë vend!
Dardanë, ma keni në mendje
në qafë Kosovës ia varni,
gjithë mallin tim!
Dhe i thuani, ne këtu,
oh, po mbarojmë sa punë,
që të lind, po vërtetë të lind,
e madhja dritë!
Ku s’do të këtë më
vaj e trishtim, jetimëve,
po veç fytyra njerëzish
që qeshin.
Veç flamujt kuq e zi,
flamuj gëzimesh
të bekuara nga perëndia,
në ç’do prag, në ç’do shtëpi,
e mos pushoni lart – lart
fluturoni, shqiponja fluturoni…!
