Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritVesna Andrejevic-Forca

Vesna Andrejevic-Forca

Forca femërore është…

një lavë ëndërrimtare

e heshtur në madhështi

mahnitëse në ngrohtësi

një luginë me mirazhe

dëshira dhe shqetësime

bubulluese e pa zhurmë

ndër pasione gjithashtu.

Në diellin e akullt bie

me flokë bore të zjarrtë

me hapa të heshtur arrin

me psherëtimat e flladit

në ngricë ndizet si flakë

fuqishëm pastaj të ngroh

në një furtunë memece

çdo gjë me dashuri fiton.

Por ja, ndodh rëndom

me zemër të mendojë

nga errësira shpërthen

drejt shpirtit të ndritur

e rritur mes ëndrrash

porsi një burim rrjedh

nga muzgjet ajo ngrihet

ngjyrash të shndritshme.

Perktheu Irma Kurti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT