Shkronjat tona t’lashta ilire,
Ruajtur n’histori,
Përdorur tek arbërorët,
Deri sot në shqiptari?!
Ato ndritin sot një komb,
E ruajnë emrin shqiptar,
Ato fliten me një gjuhë,
Që t’ban t’ndjehesh krenar?!
O, gjuhë me shkronja t’arta,
Sa fort je ngrit në vlerë,
Burra si Skënderbeu
Të mbrojtën me nder.
Me ju e shkruajtën kushtrimin:
“Ja vdekje, ja liri!”
Kryetrimi Adem Jashari
Dhe UÇK-ja për liri.
Në çdo shkronjë rron Dardania,
Në çdo fjalë rron shqiptaria,
Në çdo zemër rron krenaria,
E pavdekshme përjetë Shqipëria!
Nga ilirët deri te Arbëri,
Nga Naimi te kjo ditë,
Gjuha jonë s’u shua kurrë,
Se në zemër mbeti dritë.
Me këtë gjuhë u ngrit kushtrimi,
Me këtë gjuhë u dha betimi,
Për flamurin kuqezi,
Për atdhe e për liri!
Shkronja shkruar në Abetare
Nga Naum Veqilharxhi e motrat Qiriazi,
Skalitur nga Naim Frashëri,
E shkruar, gjarpinjtë e gjakut,
Nga mendjendrituri Adem Demaçi.
