Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Të pathënat e mija

Valbona Kolaveri-Të pathënat e mija

Të pathënat e mija

E kujt i duhen të pathënat e mija
veç netëve që duan borxhin tua laj
tek u rrembej yjet nën merzi
a hënës ti ankohem
nën vaj
E kujt i duhen mik?
më thuaj kujt?
Ndoshta ty
për një thashethem më shumë
fundja ja i more vesh
po pastaj?
Me shpirtin tim
kush do merret
përvecse unë
më pas
të bertas nën vete
brejtjet , mallet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT