Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritIlmi Tahiri-Dashuri mbi dashuri Më Je Atdhe

Ilmi Tahiri-Dashuri mbi dashuri Më Je Atdhe

O yje dhe hënë,
o i bardhë agim ,
sonte s’ kam fjetur
fare duke vargëzuar
për atdheun tim

.
gjumit i thash ik
se për mua nuk ka
lodhje dhe errësim,
nata erdhi sonte plotë
ndjenjë dhe frymëzim,


o hënë bukur
mbi mua dhe atdhe
që po hedh dritë,
magji dhe shkëlqim,
atdheu m’a mbush
zemrën dhe shpirtin
plotë hare ,shpresë
edhe gëzim,


atdheu për mua
është përherë zgjim,
me mua shijon ëmbëlsi
në ndjenje dhe vargëzim,
ai me mbush jetën

univers mjaltërim ,
o i bardhë agim
atdheut i thura vargëzim,
ti zbardhi dëshira,
njërëz , shpresa ,
ëndje , shije bashkë
me rrezet e diellit agim,
shikoje shqiponjën
krenare qiellit si ngjitet
kuq e zi fluturim,


ajo është madhështi,
dashuri dhe gëzim,
atdheun e kam ëndërr ,
dashuri shpresë edhe zgjim,
ajo nuk ndalet edhe kur
dielli ik në perëndim,


ajo është e pa lodhur,
perkrenare sikur janë
kombi dhe atdheu im,
unë po derdh vargje
i lumtur , hare plotë
i tëri n’ ngazëllim,


ditë të mbarë ju
shqiponja të bukura
kudo në atdhe ,
dhe larg në mërgim ,
ejani , ejani tani në
atdhe për pushim,
gëzone atdheun tuaj
që ju pret krahë hapur
plotë dashuri dhe
mallëngjim,


e ndritur qoftë jetë
jo vetëm mbremje dhe agim,
atdheun dhe kombin
ti ruani , ti keni gjithë
dashuri gjer në amshim,
nuk ka më të bukur,

nuk ka më të shenjtë
se atdheu , ai është
sikur përjetësia jonë
që kurrë se kap errësim,
vargjet e mia


le të mbesin për komb
edhe atdhe dritë, dashuri,
dhe pa skaj frymëzim ,
atdheu krenohet
dhe gëzohet kështu
me ka ndjer dhe shkruar
poeti dhe biri im,
për atdhe dashuria lind,
nuk blihet me asnjë çmim,
ajo është thesar


në shpirt tërë dritë dhe bekim,
lexoni ju këto vargje
yje ndritur pa numërim,
në qiellin kurorë artë
bashkë me ju atdheun
le të ta ndrijë edhe vargu im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT