Ditët e Çlirimit
Në këtë ditë kur ti feston
Bumbullima e shiut dikë tmerron
E kthen në kohë..
N’atë vit ters
Ku ndër duar ushtari vdes
Murmurimë ,krismë e tmerr
Sjell n’kujtime ato ditë
Ku t’luftosh ishte sakrificë
Ato ditë kur veteranët dorëzuan veten
Kur invalidët dhanë pjesë trupi
Ku gratë tona mbuloi turpi
Ku dëshmorë ranë çlirimtarët
Ato ditë kur për Liri
dhanë betimin Shqiptarët!
Epokë Lavdie
T’kujtojmë me nder
E festofshi Lirinë përherë!

