KOLAZH AGIMI…
Shpinë-thyer zbret agimi,
tek qepallat qetë pulit,
ca përtac ky shtegëtimi,
rrezja-rrezes i thotë,-prit
…
Prit dhe pak…fare pak,
sa të shkund qerpikun lagur,
retë hutuara ç’i përgjak,
nga pas lënë hijen plakur…
Hija plakur shkon gjymtuar,
kokën fshehur nëpër skuta,
vala bregut s’ka munguar,
unë përhumbur kurr s’u nguta…
Shpinë-thyer zbret agimi,
mbi syprinë shtrirë gjymtyrë,
ca përtac ky shtegëtimi,
mbyt kolazhit ndërron ngjyrë…
