Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Absurditet...

Marjeta Shatro Rrapaj-Absurditet…

Absurditet…
Në këtë botë absurde
dëshmojmë karakterin e përkohshëm,
në kërkim të rrugës sonë
me humbje naiviteti,


kur arrijmë fundin e arsyes ,dështimin
me iluzionin për të shpëtuar gjithçka,
e predikojmë për të mos fshehur asgjë,
në pamundësinë e njohjes,


ku zbrazëtia është realitet dëshpërues
me tundimin e kotë të këmbënguljes pa vlerë
të mendjes së lodhur nga dështimet
e përzierjes së gjakut e gjykimit


me nënvlerësim të vetes e
adhurim të ndryshimit të domosdoshëm
në çastin final të mbylljes së një periudhe sfilitëse.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT