Pasditen e djeshme u zgjidhën çështjet e fundit mes Interit dhe Chelseat, ku Big Rom mund të rikthehet tek Nerazzurrët një vit pas lamtumirës së tij.
Gazzetta dello Sport supozon një pritje maksimale prej një jave, me lojtarin që pritet në Milano për ekzaminime mjekësore të mërkurën ose të enjten e ardhshme.
Dje, drejtuesit e Interit dërguan në Londër ofertën e fundit dhe përfundimtare prej 8 milionë plus bonuse për huazim njëvjeçar të sulmuesit. Në emër të tij rroga është ulur në 3.5 milionë euro, nga 12 të marra në Stamford Bridge në 8.5 në Inte