Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritIldije Xhemali-BISEDË BREZASH

Ildije Xhemali-BISEDË BREZASH

BISEDË BREZASH
Mos ma thaj ti fjalën
Ende mirë pa mbirë
Mos i vër prit valës
Do i përballesh dallgës


Me borxh s’dua të iki
Ndaj gjithçka të fala
Jetën,gjakun edhe gji
Dhe urim nga nana


Kur të fiken këta sy
Mos më qaj me lot
Të rrita për vete
S’të rrita për botë


Ndaj sa të jem gjallë
Ki durim, kujdes
Dëgjom’ vajzë, o djalë
Jo çdo fjalë terc.


Gjithçka u mpak, firuar
Të lodhura, këto duar
Një të dhjetën mirësi
Kthema, times dashuri


Keni punë e halle
Është e juaja valle
Ne e shkuam atë rrug’
Qoft’ e leht’, jo me mund


Afroi dimri i paftuar
Zjarr, prush kthyer në hi
Shpejt a vonë të larguar
Por nga ju me mirësi.

VARGJET e MIA
Nis tek Ju ca vargje shpirti
Herë të ëmbël a të thartë
S’ ma kurseni, Ju urimin
Qoftë ditë, a qoftë natë.


Ju pëlqeni vargun tim
Xhingla -minglat ia heq.
T’ju mërzis s’kam dëshirë
Kritikën e mirëpres

.
Shit-blerje s’ bëj me ta
Nga ata nuk përfitoj’
Njoh poet, bëj ca miq
Peshën shpirtit lehtësoj’.


Vargjet i kalojnë malet
I kalojnë dhe oqeanet
Fëmijës i lëmojn’ faqen
Dikujt qetësuar plagën

.
S’dua tituj dhe kurorë
Do mbetem ku kam’ qenë
Ndjefshi frymën e ngrohtë
Të vargut tim njerëzorë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT