Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten LULJETA THAÇI OSMANI

Çaste poetike me poeten LULJETA THAÇI OSMANI

FLAMURIT

Nentor, Ti o stinë e ftohtë,
që zemrat përherë na i mbanë ngrohtë !
Në Ty qajmë edhe gëzojmë,
Me Ty përherë festat festojmë !

O Flamuri ynë, o mall që djeg në gji,
O loti yne i shtrenjtë, që pikon kuq e zi,
O dashuri mbi t´gjitha dashuritë,
O krenari mbi t´gjitha krenaritë !

Ti je zjarr, bukë e krip në votër,
Ty të kem prind, vëlla e motër,
Ti je kulm, Ti je Tokë,
Ty t´kem mbi gjithçka n´këtë botë !

Sa shumë jetë për Ty u dhanë
e do të jipen në nevojë,
shqiponja krenare ne Ty
çdoherë do të valojë !

……………

MË FAL

Më fal që të dua
deri në dhimbje,
sa dhe dhimbjen çudis
me forcën time !

Më fal që të dua
deri në krenari,
sa dhe ajo magjepset
nga dashuria ime !

Më fal që të dua
sa më nuk shkon,
më fal që mjaftohem
dhe me iluzion !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT