Një vajzë Moldave.
Sa mirë që ike..! Sa mirë.
Natën, si uji nën urë.
Kudo është “tokë e shenjtë”
Kudo të vrasin me gurë.
Dashurija ka pakëz marrëzi.
Dhe marrëzira ka pakëz shejtëri
Dhe ti “mëkatare” e vogël.
Gjer në pafajsi
.
Po, si tjua spjegoi kasapeve.
Humanizmin në pikturë.
Ti qe kryqi dhe e kryqëzuara.
E shtrirë në një pëlhurë
.
Gjysëm-barbari e magjishme.
Varfëri,instikti,seks,kotesi
Lolot diamoniak na thonë:
- S’kam patur kurr fisnikëri.
Sa mirë që ike..! Sa mirë.
