Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritNaxhije A Gashani-KOPSHTIT TË ËNDRRAVE

Naxhije A Gashani-KOPSHTIT TË ËNDRRAVE

KOPSHTIT TË ËNDRRAVE

Mos më zgjo

Le t’ua marr flatrat ëndrrave lartësive të kacavirrem
Ëndërroja qëkur isha fëmijë hënën ta shihja pa pra

Mos më zgjo

T’i heq kapistallin ëndrrës së ngjizur nën shi
Le të lahet nën shushurimën e rigave të pranverës

Mos më zgjo

E lirë mbetem sall gjirit të zjarrtë të ëndërrimit
Imja ëndërr mbetet gjallë vetëm në syrin tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT