Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Në cepa lotësh...

Marjeta Shatro Rrapaj-Në cepa lotësh…

Në cepa lotësh…
…Pritja loton në sy,
e ti digjesh në vetmi.
Jeta ngrihet mbi lot e plagë


e mbi vajin e dashurisë.
E kotë heshtja në dhimbje,
në vitet e humbura,
në të përditshmen e pakuptimtë.


Plaga e shpirtit pëlcet
në vargun e dhimbjes së madhe.
Ëndrrat zbehen në cepa lotësh.
Etjet e pathëna,të pëshpëritjeve


në muzgje të heshtura.
Vuajtje prej gjuhës së tingullit të shkronjave.
Përpëlitje në bohemi ëndrrash,


Kërkim fjalësh në pesë gjuhë,
Ngatërrim mendimesh.
Në heshtje,Jeta rënkon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT