Vizatim Veror
bërrylat e njomë të agut
valën shtyjnë në breg
era,
suvanë e horizontit shkund
ikën si rekrut në kazermën e braktisur.
një fëmijë,
në xhepin e vogël të pantallonave
mban drerin e plagosur të hënës.
ditë sovrane…
drita hedh rrjetën gardhit
ku ngrohet kërmilli
në djepin e butë të verës
rè endacake
në duar mban kockat e mëdha
të ditëve me shi
tak – tuk,
tak – tuk bastuni i mbasdites
mermerit të sokakut
pragjesh,
plakat tjerrin
vapën e tmerrshmë që afrohet
