Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritRRUSPAT-Valbona Kolaveri

RRUSPAT-Valbona Kolaveri

RRUSPAT

Ua zhvesha me sy
luspat e mendimeve

Rruspat duan të prishin
çdo gjë
edhe me sy të hanë

Të përbrëndëshmet
i duan kukurec

Gërryejnë e prishin
e gëlltisin
me gjuhën e gjatë të zilisë

E zhgrryhen të fërkojnë
barqet e fryra
mllefesh

E zgërdhihen
si të përdalat
skutave

Të nxjerrin kry
se faqosjet i kanë të zonjave

Turpi
u mbetet tē ndershmërve
se ato guxojnë

Rruspat gumëzhijnë
udhēve
zbukuruar me zilinë
të parakalojnē
e të prishin
edhe me heshtjet

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT