Kjo rrugë përdridhet si gjarpër i zi për ku po vrapon gjeneral Moisi? Pelerinën era ta ngre me tallaz gjeneral Moisi pluhur shumë lë pas.
Kali përpin udhët muzgu bie ngadal pse të dridhet freri dorës gjeneral? Leshrat gjithë pluhur të godasin sytë mbi boshllëk të tyre balli i ftohtë i yt.
Nata zbret mbi udhët larg zjarre çobenjsh gjeneral Moisi përse shpatën zhvesh? Udha është e gjatë tutje terri nxin i ndërgjegjes troku prapa oshëtin.
Larg dy-tre shkëndija patkoi shkrepëtit ndan udhës së madhe ndërgjegjja jep shpirt Moisi ndërgjegjes vallë si i re? Ajo ngrihet, bie mbytur gjak përdhe.
Nata është e shkretë troku natën mbush veç ndërgjegjes sate prapa s’të ndjek kush Në kalldrëme shekujsh troku yt i zi Moisi i Golemëve Gjeneral Moj-Zi.