Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira Zeneli-SEÇ KAM NJË DËSHIRË

Eli Elvira Zeneli-SEÇ KAM NJË DËSHIRË

Seç kam një dëshirë
kur të takohen sytë tanë
Njëri-tjetrin thellë le ta shikojnë,
Porsi lundërtari thellësinë e liqenit,
Dhe nëpër valët e tij të lundrojmë.


Mezi po e pres atë çast
atë moment


dejet tona të bashkohen në një.
Deri atje ku trupi nuk ekziston më
Ku gjithçka shkrihet në magji,
ku të përpin afshi i dashurisë.


Mes valëve të lundronim,
përplasur dhe rrëmbimthi nëpër brigje,
Në detin e pafund të kënaqësisë
dhe të humbisja gjer në pafundësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT