Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritEnxhi Drapi-Në qe e mundur

Enxhi Drapi-Në qe e mundur

Kur pija e zuri,
Kur muza që i shkruante, i humbi,
Iku…
Hodhi hapat kuturu,
Përfundoi asgjëkund.

I dehur në muaj tetori,
Pemëve reshti pafund,
Dhe gjethet, vjeshta i’a mori,
E mbeti prap, asgjëkund.

I dehur ikte nga pija,
Kur heshtja pa mund, e mundi,
Ta ndihmoja në rreshta, nuk dija,
E shihja tek ikte pa shkuar gjëkund.

Më shkroi se veç pija besnike i mbeti,
Malli po i fryhej si deti,
Busulla e anijes i kish’ humbur,
Mu lut të kthehesha në qe e mundur…
“ – Jo!”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT