Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-KJO BOTË!

Albina Ceka-KJO BOTË!

Kjo botë ku predikohen liri
I ka të përcaktuar skllevërit e sajë
Kjo botë ku predikohet mirësi
E në realitet lulëzojnë ligësi
Me lulet, që si pulat me ujë të nxehtë shpupurisen
Nga djajtë me kollare, që veç bukur vishen
Me mollët që vyshken që në rini
Nga poshtërsia e të poshtrit njeri
O nga dora e djallit se di?


Pemët me trup të bukur kan humbur rrënjë
Gjethet e vyshkura e thonë atë
E fruti i premtuar rrezik s’pritet ma
Në kët botë ku predikohet fjala e butë
Ku në realitet njeriu i mirë asht tu hupë
Lekurën e qingjit ujkut ja vejnë
E qingjin e butë gomar e bëjnë.


Kjo botë ku gjithçka e ka një çmim
Ku per lek prindi shet dhe fëminë
E ku fëmija vret dhe baben e tijë
E nanën e len të shkretë në një azilë
Kjo botë ku veç seksi quhet dashuri
Duke lën jetimin në fatin e tijë
Dyer e dritare me blozë i ka nxi
Ka rrezik njeriu të mbulohet nga qimja e zezë
Në pyje të jetoj prap me shimpanzenë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT