Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritEli Elvira Zeneli -DUKE RA SHI NE U PUTHËM

Eli Elvira Zeneli -DUKE RA SHI NE U PUTHËM

DUKE RA SHI NE U PUTHËM

Gjumi sonte nuk po më merr,
Edhe pse shiu kaq ëmbël bie,
Shi ishte kur ne u puthëm,
Bekimin prej tij e morëm.


Vjeshta kishte hedhur mbi supe,
Pelerinën e saj plot lule,
Poshtë tapetin e bukur na kishte shtruar,
Aty u shtrimë me përqafime e puthje,
Aty thurëm ëndrrat e dhamë premtime.


E dua vjeshten se është piktore,
E dua se di të luajë me ngjyrat,
Luan si piktori me penelin,
Luan si macja me kotelen,
Si ne të dy luan…

As sot nuk e harrojmë atë ditë vjeshte,
Prandaj dhe gjumi luan me ne,
Na çon në tapetin e gjetheve të rëna,
Na hedh tutje nëpër ëndrra,
Aty ku pika e shiut lagte floket tona,
Aty ku lindi dashuria..


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT