Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritLumturi Lume Plaku--KAMPIONJA BOTERORE MAJLINDA KELMENDI.

Lumturi Lume Plaku–KAMPIONJA BOTERORE MAJLINDA KELMENDI.

Unë s’kam lindur mes qejfeve e llukseve,
e s’jam rritur ndër sallonet e baleteve,
jam Majlinda, bijë dukagjinase,
vend kreshnikësh e madhështoreve shqipe


Unë jam bijë e një trualli luftëtar,
që me shekuj janë përleshur për liri,
krenarinë e këmbënguljen kam në gjak,
amanet ky i Shqipes, për çdo bir.


Mos u lodh o bukuroshe italiane,
sot kam ditën të tregoj se nga vi,
përmbi shpatulla kam emrin e Kosovës
para botës do i jap nder e lavdi…


Unë jam bijë e Dukagjinit shekullor,
ku luftuan trimëresha e heroina,
në këtë ndeshje do marr emrin kampoine,
burrërisht si trimëresh Shote Galica.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT