Aktori i mirënjohur Xhelal Haliti po sjell një interpretim të jashtëzakonshëm në rolin e Petritit në serialin “Rrugët e Lirisë”. Me një lojë të natyrshme, emocionuese dhe plotësisht bindëse, Haliti arrin t’i japë personazhit thellësi dhe karakter, duke tërhequr vëmendjen e publikut në çdo skenë.
Interpretimi i tij dëshmon edhe një herë profesionalizmin dhe përvojën e aktorit, i cili përmes mimikës, zërit dhe mënyrës së përcjelljes së emocioneve e bën Petritin një nga personazhet më të spikatura të serialit.
Pas një pauze të shkurtër për pushimet e verës, “Rrugët e Lirisë” rikthehet përsëri në muajin shtator, për të vazhduar me episode të reja dhe me zhvillimet e mëtejshme të historisë.
Publiku tashmë mezi pret rikthimin e serialit dhe të personazhit të Petritit, të cilin Xhelal Haliti po e sjell në mënyrë të përkryer në ekran.
