Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritQerim RAQI:-KLITHMË E ËMBËL DASHURIE

Qerim RAQI:-KLITHMË E ËMBËL DASHURIE

KLITHMË E ËMBËL DASHURIE

kur me syrin gështenjë më vështrove
unë në heshtje putha
dritën në sytë e tu

kur dorën ma shtrëngove
një forcë e pashpjegueshme
hyri në trupin tim

me përaqafimin tënd
të gjitha pikëpyetjet e jetës sime
morën përgjigje

kur buza jote
preku buzën time
togje pulëbardhash më dilnin nga krahërori

kur mollët …
ah , mollët kur i shtrydha
pjalm jete mbushej shpirti im
qumësht i bardhë yjesh

pema jonë në rrënjë i bënte frutat

kur bëmë dashuri
të gjitha qelizat u mblodhën në një pikë vlimi
për të shpërthyer pastaj në një klithmë të ëmbël kënaqësie

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT