Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Bedri Halimi

Çaste poetike me vargjet e poetit Bedri Halimi

XHELADIN GASHI

Nese do vjen ora ti do flijohesh përseri
Me ty mbi kodrat e mbuluara me borë
Mbrëmbja ngritet drejtë qiellit
Me ty trëndafil i qelur te yjet


Ti në këtë botë erdhe për këtë tokë
Për të mos na thënë lamtumirë
Lum i përjetshëm që i flet vdekjes
Kur zogut i dhemb zemra


Si feniksi vjen nga vende të panjohura
Me ty u kthyem në vete nga mungesa shekullore
Për emrin e lashtë të atdheut
Largimi nga ti – paralajmërim dimri


Sa herë frynë suhia
Ti nuk je vetëm një kujtim i përmallshëm
Ti këndon i pari sërish
Edhe për ata që përditë të mësojnë
Edhe për ata që s’të binden

DRITË E GJELBËR ERDHI NGA SYRI YT

Më çelësin e ëndrrës
Qela guacën e zemrës
Dhe dritë e gjelbër erdhi nga syri yt
Ëmbëlsoi gojën me fat njerëzor


Nuk na fshihet jeta kujtimeve
Fotografia e zemrës mërgoi në shpirtin tim
Pa i ndërruar zjarret e trupit
Në ditën që përditë ka trokitur

STREHOHEM NË BUZËQESHJEN TËNDE

Ti e zgjove diellin
E lumi vështron shikimin
Përtej fundit të tij


Vargjet e mia shtegtojnë
Kado që e shohin lulen
Në buzëqeshjen tënde
Strehohem si mjellmë e bardhë


Me shpirtin zjarrdritë
Netët mi bën të bardha

ASKUSHËT VRAPOJNË RRUGËS SË SHËMTISË

Askushët vrapojnë rrugës së shëmtisë
Të pamundshmën duan ta hanë
Arratisen në turmë
Ikin ku flitet edhe në heshtje


Kohën e qërojnë nga frutat
Pa u mësuar të shkojnë
Për tu kthyer në lëvozhgë
Syri nuk u sheh as natën


Frika nga qetësia i tmerron
Të ndryshkur në shi mbeten gjithmonë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT