LULKËZ, LULEDELE
Aml’e vogël kaçurele
Londrës – lulkëz , luledele
Veshi një fustan të bukur
Gjyshja i tha : – Qënke flutur ?!…
Porsa ngrihet në mëngjes
E ha vezën me përtesë…
Më pas qumshtin me biskota
Dhe, pastaj vrap te karroca…
Me gjyshen niset në park
Ku rosa këndon guak – guak
…
Edhe zogu ciu- ciuuu..
Shpejt e shpejt…- na “ nomi siu “
…
Mos u tremb ti, moj Amlush
Kemi çadrën me miush…
Të bjerë shi sa të dojë
Të dyjave, do t’na mbroj
Hopa…, hidhu nga karroca
Ja sqepgjati, ja dhe rosa..
Me një ciu…, me një guak…
Çukisin barin në park…
Dua “ orizh “ me karota
Të hajë “ zhogu “ edhe “ rosha “…
Shumë nga “ bishkotat “ e mia
“ She bërtashin “ nga uria…
Rosa me zogun ushqehen
Aml’e vogël ngazëllehet
…
Gjyshja akoma më shumë
Ledhat e saj, derdhen lum…
Aml’e vogël kaçurele
Londrës lulkëz, luledele…
Gjysmëfjalëzat e tua
Diamante janë për mua…
Zemrën seç ma bëre mal
Kur Shqip nxjerr të parat fjalë…
Loz me “ h – ën “ oh, ç’kënaqsi
Ti vjen era Shqipëri !…
