Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritDonika Meta Gjura-VEÇ PËR TY MENDOJ!

Donika Meta Gjura-VEÇ PËR TY MENDOJ!

Atë ditë në kafene, kur ishim përballë,
Ai shikimi yt, ndjenjat m’i trazoi,
Mbeta shtang n’vënd e s’fola asnjë fjalë,
Për dreq dhe filxhani, nga dora m’shpëtoi.


Dëshira më shtynte, çdo ditë t’jem aty,
Aty në atë kafene, ku ty rije i vetmuar,
Ku ndjenjat i shkëmbenim, duke u pa n’sy,
E ku përqafimet, nuk kishin të numëruar.


Ato mëngjese t’bukura, krejt m’tjetërsuan,
Kudo ku m’shkel këmba, mendoj veç për ty,
Sa e vërtetë qenka, dashuria m’ka ndryshuar,
Më bëri me flatra, t’fluturoj drejt Qiellit gri.


E tani, do t’bëhem hije, pas teje të vrapoj,
Natën nëpër ëndërra, të jem aty me ty,
Do t’bëhem lot, n’qerpikun tënd t’qëndroj,
T’jem veç unë imazhi yt, në sytë e tu të zi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT