Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritFehmi Pireva-FTESË NGA VJESHTA

Fehmi Pireva-FTESË NGA VJESHTA

FTESË NGA VJESHTA

Sa gjethe të shpërndara,
Si ftesa për solemnitet,
Me ngjyra të arta shkruar,
” Të gjithëve vjeshta ju pret”!.


Te hyrje e parkut në qytet,
Hyjnë njerëzit, sa të qetë,
Rastësi ishte apo surprizë,
Të dy u mbuluam me fletë.


T’i përgjigjem vjeshtës: urime!
Në zarf vargjet i ke si stinë,
Në shenjë nderimi mora ftesë,
Gjethet surprizë që sërish bien.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT