Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-ZHIGLA

Valbona Kolaveri-ZHIGLA

ZHIGLA

Në zhigla të ditës
e solla shpirtin
në mbrapshti


Kocka thyej
në hak të inatit
me përbindësha
trekëndëshave të mëndjes


Varur lak për fyt
dreqër
më kacavirren sysh
buburrecë
që vjellin jargë pleqsh


Tërhiqen zvarrë
tek lëpihen buzësh
zhgarravitur muresh


Karkalecë mendimet
shkapercejne shpirtin
mbesin për zgafyell


Të shpërhapen
shi mjeranësh


Kërpurdhë helm
ma bënë gojën


Rrjepjet po zënë plagë
kore e shpirtit
eshtë e fortë sëris

h
Endem udhësh
vetëm
e mbushem me frymë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT