SI TINGUJ VIOLINË
Ata tiguj prej mendafshi,veladonin
korsive t’dielltë shtrijnë,
Butshëm prekin,tampanin e ndigjimit
N’puthje mes buzesh, bulzojnë pike pikë
ambël si qershi
Teksa dita pulit sytë,përtej xhamave,
Kurmit tem shtriq shpirtin ngjit,
M’mbshtjell trupit si perendi
Paluem gjoksit tand mbyll qerpikê,
Sic lulet mbyllin petalet mbramjeve
Ndërsa gjarpëroj aureolës tande,
Si nimfë e sapo dalun prej deti
Mollekuqet shpërndajnë aromen, njasaj oaze
Si tinguj violine,jehojnë frymemarrjet,
Afshit përvlues, ndjenjat përbijnë
Oh ,ç’simfoni shpirtnash n’ajri
Ç’e bukur agoni…
Ofshamat t’mjalta ylberojnë kryebotës
Si ernat marrin dalldinë pranverave,
Horizontesh, si yjet qiellit ndrijnë
Gjithsisë penelojnē ngjyrat ,
Me tonën dashni!
