Mendove që e pe lakuriq
sepse hoqi rrobat e saj;
Kujtove se e preke,sepse duart e tua
kaluan mbi sark.;
Po e pe,e preke.
Por nuk i preke shpirtin.
Nuk e di,cilat ëndrra mban mirë
fshehur.
Nuk e di nëse në cilën natë,
e bëri të mos besojë tek njerëzit.
Cila fjalë,i theu zemrën.
Cilën humbje mban heshtur.
Çfarë e bën të qajë,me lotët
që rrjedhin mbi faqe.
Çfarë e bën të trëmbet,
ta mërzisi;
Të shohësh një trup lakuriq
nuk do të thotë që pe
lakuriqësinë e shpirtit.
Nuk ju afrove,vërtetësisë.
Mund të mbash në duar
trupin e saj,por të mos mbash
zemrën e saj që dridhet.
Plagët që akoma dhëmbin.
E njeh kaq sa një libër,që gjete
papritur.
E mbajte në duar,dhe përkëdhele
kapitujt.
U mrekullove nga kopertina
por kurrë nuk e lexove.
Dhe mos ngatëro afërsinë
me intimitetin.
Trupin,mund ta preki dikush
brënda një nate.
Por duhet shumë kohë
të preki shpirtin.
Nuk e pe lakuriq thjesht
pe trupin!!
