Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ajo e di.

Mimoza Eliona Osmani-Ajo e di.

Ajo e di.

Ajo e di seç është morali,
ndaj do të ecë kokë lartë në këmbë,
loti i sajë s’është ujë moçali,
rrjedh si kristal nga ku i dhemb.


Bie një dëborë mbi supe mali,
flokë- flokë e bëhet një pëllëmbë
bordi i zemrës ngre trarë malli,
që vetëm veç një lot i shemb…


I shembi shpirtin ,tek i puth faqet,
një lot qerpiku i lehtë si pëndë…
e teksa bie , i ndez oxhaqet,
dhe zjarri i ndjenjave çmend


Ajo e di seç është morali,
I mbylli traktet, në një shtëmbë,
ndjenjat si me kapistër kali,
prej degëve, i tërheq, i tremb…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT