Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-AT

Valbona Kolaveri-AT

AT

Nuk ta thashë
At
nuk ta thashë
Edhe pse çdo natë
unë flas me ty
Dhembjen time
s’ta diftova
dhe pse ligësht
u luta udhëve
Ti s’ma pe idhnimin
kurrë
Se lotin
se padita faqesh
S’më pat hije
burrash
edhe pse jam gru
Por ahhh..
ba me e dit
At
Trupi po më kullon
idhnimin
S’po më xen rehat
S’di ma
ashtin ku e kam
as ku e ve kryt
As ku shkoj
e as ç’ka shoh
Kur ty të la
me kry n’gur
E s’mundem
duarlidhun
me tu betu
e ma ta qit një besë
Me të than
jam mirë
E me të lehtësu
një barrë mbi shpinë
Dhe i madh të ka zaptu
ah e mjera unē për ty
Shtati s’po të pushon
eshtnat po të shkrihen
dekikë për dekikë
E unë s’largu
mpihem
E dhimbjen n’buzë
kafshoj për ty
Kot qeshem
me u mbajt e fortë
Malli po ma pret
dashninë
S’mundem
me të prekë
je larg
At
dhe po të shoh
mbi kry
Kur sytë ma nuk ti shoh
brenga më zapton
Veç zanin
ta kam rujt
At
dhe i randë
po më peshon në shpirt
ta dish….

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT