ZEMRËN SA KOSOVA
Kur lukunia vrastare e ushtrisë çakejve,
u vërsul e tërbuar dhe jargavitur,
për besë nuk lëviz prej tokës teme,
sa një mal Faik Rexhepi çakejve ju briti
!
I ulur këmbë kryq pa armë e bomba,
për besë nuk ju tut qerpiku i syve,
në vend të armëve kishte Zemrën sa Kosova,
Faik Rexhepi sa një mal përballë shkive!
Janë thur vargje e këngë për princa e mbretër,
,janë ngritur mbi gurë mermeri dhe shtatore,
por më madhështori monumenti Faik Rexhepit,
ulur këmbë kryq sa një mal me zemër Kosove!
