Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Gjetaj-Ënderra të lëna aty ..

Mimoza Gjetaj-Ënderra të lëna aty ..

Ënderra të lëna aty …

Ëndrra më sjell te ti
Me atë buzëqeshjen e nostalgjisë së vjetër
Kur rrugicave të fshehura
Nën dritën e hënës
I falnim njëri-tjetrit puthjen e vjedhur…


Ëndrra më sjell te ti
Nostalgjia lënurë kujtimet
Kur hap mas hapit më ndiqje
Rrugës në lagjen time


Kujtime …ah kujtime
Mbush me frymë e mall
Unë tretur në ……
Ti mbetur kujtimeve që ndjenjen mbajne gjalle


Sa herë i kthehem lagjes sime
Ku bashkë lenim takim…
Në atë vend të fshehtë
Mbuluar me kujtimet që më ngacmojnë qetsinë


Ah sa mall ndjej…
Fshehur si dikur të kërkoj
Edhe atje ku s’jemi më
Hedh hapat ,me sy shpirti të të shikoj..

Pres të më thonë këtë vit
Dhe ai këtu do të meditojë…
Pres të më thotë një fjalë
Veç të jetë fjalë ,jo lojë
Ah sa pres në vetvete


Po çfarë mund të thonë gurët
Rrugicat dhe çdo gjë për çark
Që më ngjasin vetëm me atë kohë
Dhe vetëm me takimet tona të fshehta në sokak
Kur i ngrohnim duart e pritjes
Me prushin e përkëdheljeve tona plot zjarr…


Ëndrra të lëna aty
Te ndarja e dy zemrave
Si muzika mbet në pentagram
Kujtimet që këndohen vetem në ëndërra
E rrjedhin nëpër ne si një lumë i shterur
Nga mungesa e shiut të puthjeve tona…


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT