Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-DASHURIA ËSHTË MOLLË E ARTË

Albina Ceka-DASHURIA ËSHTË MOLLË E ARTË

DASHURIA ËSHTË MOLLË E ARTË

Truri është tretur në ankthë
Trupin këmbët jo se mbajnë
Zemra është ngrirë si xham
Dashurisë flakët i kan vënë


Virus e luftë qiellin kan nxi
Dashni e urrejtje janë përzi
Zi në një reçetë ekspluzive
Molla e artë nxirë me hile


Me degë ulliri zjarri ndezë
Në tepsi pëllumbat i pjekë
Pritet shiu i yjeve nga qielli
Të shplajë zemrat nga terri


Të ngjiten drejtë dashurisë
Deri lart n’klasin e magjisë
Ku tradhëtin godet shigjeta
E mollë e artë t’hy në vena


T’gjejnë shpirtat dashurinë
Mjaftë më veç sekrete nate
Meritojeni o mollen e artë
N’atë shije tretuni më pasë


Mos e gënje veten o njeri
Klithmave e epsheve përzi
Lirohu nga mollët e tharta
E ngjitu në shkallët e arta


Atëherë po kryqëzoni sytë
Puthjeve mos ju veni pritë
Mollë e artë sjellë magjitë
Ajo mishëron dhe shpirtë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT