MË PREMTO
Një moment në jetën tënde më premto
çfarëdo buzë që të puthësh,mos harro.
Që dikur kam ndarë çaste romantike
si një femër,si një grua,jo si mike.
Kur jam strukur në thellësi të gjoksit tënd
të kam falur shumë më tepër se ç’më ke dhënë.
Dhe aspak keq s’më ka ardhur se ç’ndodh më mbrapa
sepse dihet,që pas gushtit ikën vapa.
Ndaj të lutem me dëshirë ,por dhe me dhimbje
Që të ndjehem shumë e qetë dhe në bindje.
Më premto,do të më kujtosh netëve pa gjumë
Dhe mos harro,unë si gjithmonë:
“Të dua shume.”