FRYM-FRYMOFT NË LIRI
Pesëmbëdhjet’ vjet Liria
Çelitur mbi ty, Kosovë…
Në themele djalëria,
Shqipja gjakut ç’po lundron…
Kuqezi dhe në të kaltër
Valëvitet horizontit…
Për Ty, motër , sot shqiptari
Mes gazit derdh pika loti
…
Thellë-thellë nga katakombet
Rëng’e genit arbënor…
“ Kostandin “ për amanetin
Brofur me flamur në dorë…
Shtatëmbëdhjetë Shkurti rroftë
Gdhend epokë në histori…
Dardania jonë perlë
Frym-frymoftë në Liri!…